LAJMI I FUNDIT:

Xhinse të bardha: Si kombinohet trendi më i madh stinor!

Xhinse të bardha: Si kombinohet trendi më i madh stinor!

Mund t’i bartni në të gjitha rastet, nga shëtitja deri në punë

Kombinimet vërtet janë të shumta, ndërkaq ju duhet t’i zgjidhni më të mirat për vete, transmeton Telegrafi.


Qe disa propozime se si t’i bartni xhinset e bardha në raste të ndryshme:

1. Veshje sportive

Të thjeshta dhe të gjithanshme, xhinset e bardha janë ideale për kombinime të përditshme sportive të cilat i adhurojmë. Bartni bashkë me xhaketën teksas trendi dhe shtesa të përshtatshme.

View this post on Instagram

A post shared by Meagan Brandon (@meagansmoda) on Apr 15, 2019 at 4:49pm PDT

2. Për dalje në mbrëmje

Xhinset e bardha janë alternativa e përsosur e modeleve të zeza dhe të kaltra dhe zgjedhje e shkëlqyeshme për dalje në mbrëmje në të cilën nuk do të kaloni pa u vërejtur. Bashkë me këpucët me taka dhe me fanellë femërore, kombinimi është më shumë se i qëlluar.

View this post on Instagram

A post shared by Becca🌞 | Fashion🛍 | Stylist👠 (@beccastyleinspo) on Apr 14, 2019 at 11:02am PDT

3. Për dalje për të pirë kafe

Cilindo opsion që të zgjidhni, xhinset e bardha janë pikë nismëtare e shkëlqyeshme për cilindoqoftë kombinim të modës. Zgjedhja jonë e preferuar e kësaj pranvere është bluza në ngjyrë të butë në kombinim me atlete ngjyrë të shndritshme.

View this post on Instagram

A post shared by O’LA VOGA (@olavogaa) on Apr 14, 2019 at 1:30am PDT

4. Për takim me të dashurin

Për të qenë joshëse (dhe që me atë rast të mos e teproni), zgjidhni rroba të cilat në mënyrë suptile tërheqin shikimet. Kështu xhinët tuaja të preferuara të bardha kombinoni me fanellë me dantella, këpucë femërore me taka të larta dhe me xhaketë lëkure.

View this post on Instagram

A post shared by New England Apparel Club (@newenglandapparelclub) on Apr 12, 2019 at 2:01pm PDT

5. Kombinimi afarist

Xhinset e bardha janë rrobë ultimative, e cila duket shkëlqyeshëm në të gjitha kombinimet, ndërkaq vendin e vet e ka gjetur edhe në gardërobën afariste. Kombinoni bashkë me këmishë të mëndafshta dhe këpucë të shndritshme.

View this post on Instagram

A post shared by Vicky Lee @SoraBelle 🦋비키리 (@sorabelleofficial) on Apr 16, 2019 at 3:51am PDT

/Telegrafi/