LAJMI I FUNDIT:

Xhevdet Shabani pas prezantimit te Prishtina: Tani ishte e shkruar të vija këtu

Xhevdet Shabani pas prezantimit te Prishtina: Tani ishte e shkruar të vija këtu

Xhevdet Shabani pas prezantimit te Prishtina, ka thënë se ishte momenti që të bashkohet me këtë klub, pas shumë bisedimeve edhe në vitet e shkuara.  

Shabani ka një karrierë të mirë në futbollin kosovar, pasi ai është shpallur një herë futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë, ka tre tituj kampioni, dy herë fitues i kupës dhe një herë i Superkupës.


“Erdhi momenti që edhe unë të jem pjesë e Prishtinës, me gjithë shumë bisedave që kishim në të kaluarën. Pas bisedave me Dritën dhe dëshirës së tyre për rifreskim skuadre, më nuk kisha dilema, ftesa e parë që erdhi nga kryeqyteti i ndjeva se tani më ishte përcaktuar fati”.

“Ndjehem shumë i motivuar që jam pjesë e skuadrës, do të bëjë përpjekje maksimale për të ndihmuar bashkëlojtarët për të arritur objektivat e klubit. Do të bëjë të pamundurën që skuadra të përsëris sërish suksesin e titullit të kampionit”.

“E thash, ne disa herë kemi folur me Prishtinën në të kaluarën, por s’ishte fat. E ndjej se tani është momenti, dua të bëjmë histori me këtë grup të jashtëzakonshëm futbollistësh. Dua të lë gjurmë te Prishtina”.

“Konkurrenca asnjëherë më e madhe, por kjo të motivon, të forcon, të jep vullnet më shumë për punë që të zësh vend në përbërjen e parë”, ka thënë ai.

Në sezonin e fundit në Superligë, Shabani ka realizuar shtatë gola.

Ai më parë ka luajtur për Lepencin, Teutën e Durrësit, Feronikelin, Besën dhe natyrisht Dritën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori