LAJMI I FUNDIT:

Xhevat Bislimi thotë se do ta sqarojë në polici rastin e Sadri Ramabajës

Xhevat Bislimi thotë se do ta sqarojë në polici rastin e Sadri Ramabajës

Anëtari i Vetëvendosjes, Xhevat Bislimi ka thënë se nuk është në dijeni nëse dokumentet e tij janë përdorur të shtunën nga bashkëpartiaku, Sadri Ramabaja për të kaluar jashtë shtetit shqiptar. Pret që gjatë ditës së sotme të shkojë në polici për të parë se çka ka ndodhur.

Ai tha se nuk është kontaktuar nga policia për të sqaruar situatën. Ka mohuar se ndodhet jashtë vendit. Por, ka thënë se ndodhet duke pirë kafe në shtëpinë e tij në Viti.

Bislimi e pranon se është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me dyshimet e organizatës “Syri i Popullit”, akuzon pushtetarët se “Syri i Popullit” është sajuar nga ta për të bërë fushatë dhe për të terrorizuar nga pak.

“Po as une hala spo e di, për qita duhet me shku në polici me pa çka u ba” – u përgjigj shkurtë Bislimi, pasi pyet se a ka qenë në dijeni se dokumentet e tij janë gjetur te Sadri Ramabaja.

Bislimi tha të dielën për Gazetën Express se është intervistuar nga Prokuroria Speciale për dyshimet se është përfshirë me organizatën terroriste “Syri i Popullit”, por thotë se kjo organizatë është sajuar nga pushtetarët për të implikuar kundërshtarët e tyre politikë.

Dyshohej për dokumente të falsifikuara, Sadri Ramabaja i Vetëvendosjes ndalohet në Shqipëri
Lexo po ashtu Dyshohej për dokumente të falsifikuara, Sadri Ramabaja i Vetëvendosjes ndalohet në Shqipëri

“Po kjo është e vërtetë, kam ba edhe shkrim para një muaji është edhe e botume kom sqaru cdo gjë. Kjo është një organizatë e sajume realisht prej vetë pushtetarëve dhe vetë këtyre që e kan kap shtetin. Ajo organizata ska të bëjë as me mu as me Sadri Ramabajën, ajo është një sajesë e këtyre pushtetarëve me impliku kundërshtarët e tyre politikë, me ba fushata me na terrorizu kapak sa të mujn qeshtu. Po na jena mësu të përndjekur përpara e tash e se kena fort gajle”- tha tutje Bislimi.

Sadri Ramabaja u kap të shtunën nga policia e Durrësit, pasi ka tentuar të lëshojë Shqipërinë por është ndalur pasi është zbuluar se ai është në kërkim nga Republika e Kosovë.

Mësohet se tashmë Ramabaja i është dorëzuar autoriteteve të Policisë së Kosovës.

Ramabaja dyshohet se është përfshirë grupin që plagosi ish-anëtarit të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Azem Vllasi, i cili tash është avokat. Plagosja e tij kishte ndodhur më 13 mars të këtij viti. I dyshuari kryesor për tentim vrasjen e Vllasit është Murat Jashari, një shqiptar, që jetonte në Zvicër.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramabaja kishte publikuar thirrjen e Prokurorisë Speciale, e cila dyshonte se ai ishte i përfshirë në një sulm terrorist në Kosovë si dhe dyshohej se bënte plane për vrasjen e liderëve shtetërorë.

Rasti për të cilin dyshohet Ramabaja dhe Bislimi ka të bëjë me plagosjen e ish-anëtarit të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Azem Vllasi, i cili tash është avokat. Plagosja e tij kishte ndodhur më 13 mars të këtij viti. I dyshuari kryesor për tentim vrasjen e Vllasit është Murat Jashari, një shqiptar, që jetonte në Zvicër.

Prokuroria e ka vendosur në listën e të dyshuarve Ramabajën pasi Murat Jashari kishte pasur takim me Ramabajën pak kohë para se ta plagoste Vllasin.

Madje, i dyshuari Jashari, i cili kishte themeluar një organizatë me emrin “Syri i Popullit” kishte thënë se ekziston një listë me emrat e atyre që do të likuidoheshin. Në atë listë ishin liderët aktualë e deri te ish-udhëheqësit komunistë. Ishte emri i Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Kadri Veselit e zyrtarëve të tjerë të Shtetit. Në një intervistë, Presidenti Thaçi kishte thënë se ishte shokuar kur kishte lexuar emrat e atyre që do të vriteshin.
Mirëpo, nuk është vetëm emri i Ramabajës, si i dyshuar për dy vepra terroriste.Ramabaja zbuloi se në mesin e të dyshuarve janë edhe pesë të tjerë. Në mesin e tyre edhe një deputete e Vetëvendosjes.

“Deri tani, nga kjo Prokurori, për këtë motiv, janë marrë në pyetje sit ë dyshuar: 1. Xhevat Bislimi (kryetar i Shoqërisë LËVIZJA); 2. Gafurr Elshani (avokat); 3. Emrush Xhemaili (është thirrë perms telefonit, e natyrisht nuk I është përgjegjur thirrjes dhe pritet arrestimi I tij); Në këtë lisët, si të dyshuar janë potencuar emrat e: 4. Muhamet Kelmendit (professor univerasitar, ish nënkryetari i LPK) dhe  5. Ibrahim Kelmendi (njri nga tre themeluesit e LPK-së, I vetmi I mbetur gjallë e në jetë)”, ka shkruar Ramabaja. Në një letër të organizatës “Syri i Popullit”, thuhej se do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar.

“Do të hakmerret mbi gjithë ata që në emër të luftërave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë”, shkruan ndër të tjera në letrën e organizatës “Syri i Popullit”. I pari që kishte drejtuar gishtin kah Ramabaja për përpilim listash për vrasje është nipi i Azem Vllasit, Naseri.

Ai kishte thënë se Ramabaja ka hartuar lista të tilla në Zvicër.

“Ti Sadri petokollonashi pse nuk ia bën me dije opinionit të gjer që pas vuajtjes së burgut gjoja se politik gjë çë je konpenzuar nga buxheti i Kosovës si ndodhi që me dokumentacion të rregullt të Serbisë dole në Zvicer gjegjësisht në Bazell me të vetmin qëllim dhe detyrë të përcaktuar nga Stanimiri që të përpilosh lista për likuidim dhe në mesin e tyre ke fut edhe familjar të mi”, ka shkruar nipi i Azem Vllasit, Naseri, i cili kishte qenë pjesë e UÇK-së. /Gazeta Express/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori