LAJMI I FUNDIT:

Xhepçisht, gjendet granatë artilerie e kalibrit 100 milimetër

Xhepçisht, gjendet granatë artilerie e kalibrit 100 milimetër

Dje rreth orës 16.40 minuta, personi me iniciale Q.B. 40 vjeç nga fshati Xhepçisht-Tetovë, ka paraqitur se gjatë kryerjes së disa punëve ndërtimore, domethënë duke rrëzuar një murrë me eskavator, në oborrin e shtëpisë ka gjetur një mjet eksploziv, granatë artilerie të kalibrit 100 milimetër.

Granata e gjetur, e cila ka qenë dukshëm në gjendje të ndryshkur, është foto dokumentuar, është marr dhe dorëzuar Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, për procedurë të mëtutjeshme./AIM/