Xhensila Myrtezaj ekspozon me krenari linjat trupore nga pushimet luksoze në Bahamas

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është duke vazhduar të shijojë disa ditë të mira pushimi në ishujt Bahamas.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale, disa prej momenteve të këndshme që po shijon atje.
Së fundmi, bukuroshja brune publikoi disa fotografi për fansat e saj në Instagram, ku shihej duke pozuar me bikini në bregdet.

Myrtezaj vuri në pah linjat e theksuara të trupit, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

“Ajër” shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Xhensila po shijon pushimet në ishujt e largët me bashkëshortin e saj, Besin, dhe vajzën e tyre, Ajka. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/03/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































