Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një reagim të fundit në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një video në platformën TikTok, ku duket se i është drejtuar disa personave që kanë folur për të, megjithëse nuk ka përmendur emra konkretë.


“Kur nuk kanë identitet të shfaqen, normal që flasin për Xhenetën veç ashtu dhezin”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

Xheneta Fetahu

Në një tjetër pjesë të reagimit të saj, Xheneta shton: “Mos u lodhni me më përmend, unë jam arsyeja pse ju njohin”, duke nënkuptuar se disa persona kanë fituar vëmendje përmes emrit të saj.

Megjithëse nuk ka bërë të ditur se për kë bëhet fjalë, videoja e saj ka marrë shumë komente dhe shpërndarje nga ndjekësit në TikTok.

Fetahu ka qenë një nga personazhet më të komentuar të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Postimet dhe paraqitjet e saj vazhdojnë të bëjnë bujë e të komentohen me të madhe. /Telegrafi/

@xhennetafetahuu Kur s’kanë identitet me shfaq, normal që folin për Xhenkin veç qashtu dhezin. #viral #big #hates #xhenki #xheneta ♬ Originalton - UN JAM SHQIPTAR