LAJMI I FUNDIT:

Xhemajlaj shpjegon rënien e votave për NISMA-n në Drenas (Video)

Xhemajlaj shpjegon rënien e votave për NISMA-n në Drenas (Video)

Kandidati i NISMA-s për Kosovën për Kryetar të Komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, tha se numri i madh i kandidatëve në këto zgjedhje dhe numri i vogël i votuesve kanë ndikuar në rënien numrit të votave ndër vite për partinë e tij.

Xhemajlaj në debatin ‘Jeta në Kosovë’, u përball me kundërkandidatin nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci.


Pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve në Drenas më 4 dhjetor, më të votuarit dolën kandidatët e PDK-së dhe NISMA-s që do të garojnë në balotazh.

Megjithatë, KALLXO.com ka analizuar se këto dy parti kanë shënuar rënie të madhe në numër të votave në krahasim me zgjedhjet e kaluara në këtë komunë.