LAJMI I FUNDIT:

Xhekpoti më i madh në histori të Mbretërisë së Bashkuar – fatlumi do të ketë pasuri më të madhe se Ed Sheeran

Xhekpoti më i madh në histori të Mbretërisë së Bashkuar – fatlumi do të ketë pasuri më të madhe se Ed Sheeran

Një mbajtës i një bilete fatlume në Mbretërinë e Bashkuar ka fituar xhekpotin prej 214 milionë eurove të “EuroMillions”, duke u bërë fituesi më i madh ndonjëherë i lotarisë kombëtare të këtij vendi.

Numrat fitues ishin 3, 25, 27, 28 dhe 29, plus numrat me fat 4 dhe 9, raporton theguardian.


Një biletë përputhej me të shtatë numrat, ku fituesit i kanë takuar 214916266 euro.

Shifra është më e madhe se vlera neto e pasurisë së këngëtarit Ed Sheeran, aktorit Benedict Cumberbatch, ose pasuria e kombinuar e futbollistëve të Premier League, Harry Kane dhe Paul Pogba.

Është gjithashtu e mjaftueshme për të blerë katër ishuj të mëdhenj të Karaibeve ose shtëpi të shumta në lagjen luksoze “The Bishops Avenue” të Londrës, e njohur si një nga rrugët më të shtrenjta në botë.

Vetëm 14 lojtarë kanë fituar ndonjëherë një xhekpot prej më shumë se 116 milionë eurove, ku rekordi i deritanishëm kapte shifrat prej 198 milionë eurove ndërsa i bileta i takonte tetorit të vitit 2019. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori