LAJMI I FUNDIT:

‘Xhbanja’ e “O Sa Mirë” duket tërheqëse, teksa merr poza në bukuritë e vendlindjes së saj

‘Xhbanja’ e “O Sa Mirë” duket tërheqëse, teksa merr poza në bukuritë e vendlindjes së saj
Foto: Arjola Demiri/Instagram

Aktorja e njohur tropojanë, Arjola Demiri, është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Përveç aktiviteteve në fushën e saj, ajo ndan herë pas here me ndjekësit edhe fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, aktorja e njohur për rolin e saj si ‘Xhbanja’ e hit-serialit “O Sa Mirë”, ka publikuar disa fotografi mjaft atraktive për ndjekësit e saj në Instagram.


Këto imazhe janë realizuar në vendlindjen e saj në Tropojë, përkatësisht në Parkun e Valbonës.

https://www.instagram.com/p/CC9GcE9lket/

Ajo duket mjaft tërheqëse me një bluzë të kaltër dhe streçe të shkurtra të zeza, duke vënë në pah linjat e saj trupore.

“Unë e kam marr malin, po ju?”, ka shkruar Demiri në mbishkrimin e fotografive, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Arjola këtë vit ka pasur suksese të shumta, njëri prej të cilëve ka qenë roli kryesor në filmin e zhanrit komedi “I love Tropoja” – i cili është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CC2s_JWln1B/