LAJMI I FUNDIT:

Xharra: E kanë kot, nuk më frikësojnë

Xharra: E kanë kot, nuk më frikësojnë

Kryeredaktorja e Gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka komentuar kërcënimin që i është bërë, kur para derës së saj është vizatuar me ngjyrë të kuqe një kryq.

Ajo ka thënë se për momentin s’mund të akuzojë askënd për këto kërcënime që i janë bërë, por ka pohuar se askush s’do të mund ta frikësojë dhe se s’do të ndalojë së shkruari me të njëjtin avaz.


“Është një akt qyqar, sepse duket qartazi është kërcënim edhe për familjen. Terrorizim edhe për fëmijët. Pos tek dera është bërë e njëjta shenjë edhe tek garazha. Këto shenja duken si kryqe, por nuk mund të drejtoj gishtin nga askush”, ka thënë Xharra në Info Magazine të Klan Kosovës .

“Forenzika janë duke u marrë me rastin. Unë për disa ditë nuk kam qëndruar në shtëpi, jam larguar për një javë bashkë me fëmijët. Por, ata që mendojnë se do të më frikësojnë e kanë kot”, tha ajo.

Xharra është shprehur shumë e kënaqur me Policinë e Kosovës dhe bashkëpunimin e tyre në këtë rast.

“Policia ka reaguar menjëherë, kanë qëndruar disa ditë tek banesa me veturat e tyre. Më kanë kërkuar gjithmonë në telefon nëse është gjithçka në rregull. Tani rasti ka kaluar në prokurori”.

Ajo ka pohuar se kërcënime të shumta ka pasur edhe në të kaluarën, por asnjëherë në një formë të tillë.

“Unë kam marrë kërcënime në rrejte sociale, por asnjëherë në këtë formë”.

Gazetarja e njohur kosovare, e cila është shumë aktive edhe në rrjetin social Facebook, ka thënë se javëve të fundit ka pasur shumë sulme me komente të ndryshme edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por, ka thënë se për momentin s’ka prova ta akuzojë ndokënd për vizatimin e kryqit tek dera e shtëpisë. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Kalo në kategori