LAJMI I FUNDIT:

“Xhaketa e së ardhmes” iu mundëson t’i shihni hartat në Google dhe t’iu përgjigjeni thirrjeve

“Xhaketa e së ardhmes” iu mundëson t’i shihni hartat në Google dhe t’iu përgjigjeni thirrjeve

Ndonjëherë realiteti kalon fantashkencën. Nëse deri pak vite më parë thuhej se mund të përdorim telefonin përmes mëngës së një xhakete, sigurisht që qeshnim.

Ndërsa sot, e gjitha kjo është reale falë Levi’s dhe Google. Dy kolosët amerikanë në skenën e festivalit SXSW të Austin, prezantuan krijimin e tyre të fundit: një xhaketë xhins nëpërmjet së cilës mund të bësh disa veprime nëpërmjet lëvizjes së mëngëve. Nuk e besoni? Por ja që është e vërtetë.


“Trucker Jacket” e linjës Commuter të Levi’s ju ndihmon të zgjidhni muzikën që doni të dëgjoni në kufje, të shihni hartat e Google, tu përgjigjeni telefonatave dhe të sinkronizoni agjendën. Falë “Project Jacquard”, teknologjia që shfrytëzon veshjet për t’i transformuar në një pajisje që mund të komandosh smartphone. Teknologjia futuriste është studiuar nga një grup i specializuar i Google, i cili arrit të krijoi fibra të qepura direkt në stof.

Xhaketa inteligjente është e ndjeshme ndaj lëvizjeve. Në pulsin e mëngës së majtë është vendosur një “tru” teknologjik përmes një sensori “touch” që regjistron lëvizjen e dorës sonë të djathtë dhe i transmeton nëpërmjet Bluetooth në telefon.

“Mendoni për njerëzit që vendosin jetën në rrezik për të kontrolluar ekranin e smartphone apo të një pajisje tjetër teksa ecin, apo janë në timon. Pra, janë situata të përgjithshme që më kanë shtyrë në krijimin e këtij projekti. Jo për funksionalitete të jashtëzakonshme, por për një nevojë të menjëhershme për parandalimin e incidenteve”, thotë Paul Dillinger, përgjegjësi i inovacionit të Levi’s. /Top Channel

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori