LAJMI I FUNDIT:

Xhaka, Lacazette, Luiz dhe Pepe thyejnë rregullat e coronavirusit në Angli, akuzohen nga qytetarët

Xhaka, Lacazette, Luiz dhe Pepe thyejnë rregullat e coronavirusit në Angli, akuzohen nga qytetarët

Katër lojtarë të Arsenalit kanë thyer rregullat e vendosura nga shteti anglez si masë preventive ndaj pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediumit britanik The Sun, katër lojtarë të klubit londinez janë bërë ‘covidiots’ duke thyer rregullat e kufizimit të vendosura nga qeveria e vendit.

I pari i filmuar nga mediat është rekordi i transferimeve të klubit, Nicolas Pepe, i cili u pa së bashku me një mik të tij në veri të Londrës duke mos mbajtur distancën sociale.


Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u bashkua në një lojë futbolli në Parkun Graham të Colingdale më 15 Prill para se policia të përfshihej pas ankesave nga banorët.

Pastaj, David Luiz dhe Granit Xhaka u panë duke luajtur futboll së bashku në një park në Southgate.

Luiz dhe Xhaka së bashku para disa muajsh në Dubai

“Ata kishin një kohë të mirë, por jo kujdes. Pse është një rregull për ta dhe një tjetër për pjesën tjetër?, ka thënë një dëshmitar.

Ndërkohë, Alexandre Lacazette u pa duke qëndruar pranë një shërbëtori të makinave, pasi ai po i pastronte makinën e tij Audi në rrugë.

Një kalimtar i cili e pa sulmuesin tha: “U trondita kur i pashë kaq afër. Me siguri marrja e dikujt për të pastruar makinën tuaj nuk mund të klasifikohet si një udhëtim thelbësor. Pse nuk mund ta ketë bërë Lacazette vetë?”.

Kjo thyerje e rregullave nga lojtarët e Arsenalit vjen vetëm disa ditë pas thyerjes së rregullave nga disa lojtarë të Tottenham Hotspur dhe trajnerit Jose Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori