LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi uron 28 Nëntorin: Vetëm bashkimi e përbën forcën e vërtetë e cila mund të tejkalojë çdo pengesë

Xhaferi uron 28 Nëntorin: Vetëm bashkimi e përbën forcën e vërtetë e cila mund të tejkalojë çdo pengesë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Shqiptar.

Xhaferi mes tjerash shkruan “jetojmë në kohëra sfidash në çdo aspekt dhe vetëm bashkimi e përbën forcën e vërtetë e cila mund të tejkalojë çdo pengesë”.

“Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, me gëzim të veçantë të drejtoj urime të përzemërta me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së flamurit, me dëshira të sinqerta për suksese dhe përparim të Shqiptarëve kudo që të jenë, ndërsa festa, siç është në fakt edhe gjithë Nëntori, le të jetë arsye për ndjenjë krenarie dhe gëzimi për gjithë atë që kemi qenë, jemi dhe do të jemi në të ardhme”.


“Pa dyshim se kjo festë e rëndësishme është thellë e ngulitur në memorien historike kolektive kombëtare dhe në zemrat e të gjithë pjesëtarëve të popullit shqiptar, kudo që të gjinden të shpërndarë anembanë botës dhe sot, kur shënojmë 110 vjetorin prej ditës kur diplomati i shquar Ismail Qemali, bashkë me delegatë nga qytetet e ndryshme shqiptare e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë, shqiptarët, me ndjenjë krenarie kombëtare e nderojnë si simbol të rilindjes kulturore kombëtare të shqiptarëve. Përcaktimi ynë i përbashkët shtetëror dhe rajonal për integrim evropian është udhërrëfyesi i vetëm i cili na motivon të punojmë me përkushtim dhe në mënyrë të palodhshme për tu bërë sa më shpejtë pjesë e familjes së madhe evropiane”.

“Atje, bashkë, me vlera dhe standarde të njëjta do të kontribuojmë për një botë më të mirë për gjeneratat e ardhshme. Jetojmë në kohëra sfidash në çdo aspekt dhe vetëm bashkimi e përbën forcën e vërtetë e cila mund të tejkalojë çdo pengesë. Ndërsa shqiptarët, bashkë me të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë guri i konsolidimit të kësaj force”, shkruan Xhaferi në urimin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori