LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Sharec: Maqedonia e Veriut e meriton që të fillojë bisedimet me BE-në

Xhaferi-Sharec: Maqedonia e Veriut e meriton që të fillojë bisedimet me BE-në

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sonte në një takim me kryeministrin slloven Marjan Sharec shprehu mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që jep Sllovenia në arritjen e qëllimeve tona strategjike për anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Sharec deklaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut bëri përpjekje të mëdha dhe investoi shumë në procesin e fillimit të proceseve euro-atlantike. Si një vend shembull në rajon për bashkëjetesë, vendi meriton të fillojë negociatat dhe të bëjë vlerësime të pavarura të arritjeve të saj deri më tani, në mënyrë që të mund të bëjë përparim real në rrugën e saj të integrimit evropian. Ai e siguroi Xhaferin se Republika e Sllovenisë do të bëjë gjithçka që ka në fuqinë e saj për të bindur partnerët evropianë se vendi duhet të marrë datë për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE”, njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.


Xhaferi informoi Sharecin se vendi ynë ka zgjidhur me sukses çështjet e hapura me Greqinë dhe Bullgarinë për një periudhë relativisht të shkurtër kohore dhe i hapi rrugën anëtarësimit në NATO, si dhe për procesin e ratifikimit të protokollit të pranimit në NATO, i cili është më dinamik se nga anëtarësimi i mëparshmi, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se në nëntë muaj kemi përfunduar ratifikimet në 23 shtete anëtare me shpresën që deri në vitin 2020 ky proces të përfundojë dhe vendi të bëhet një anëtar i plotë i NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori