LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi në takim me përbërjen e KSHZ-së: Sigurimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike është obligim

Xhaferi në takim me përbërjen e KSHZ-së: Sigurimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike është obligim

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot priti në takim kryetarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët e Komisionit, ku diskutuan për zgjedhjet e ardhshme. Xhaferi tha se sigurimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike është mandat i kësaj Qeverie, por edhe obligim i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kryeministri Xhaferi gjithashtu theksoi se, sigurimi i zgjedhjeve nuk do të thotë vetëm sigurim në aspekt të rregullativës ligjore dhe të minimum standardeve, por edhe bashkëveprim i ndërsjellë që të mund të parashikohen kriza potenciale dhe të propozohen skenarë dhe zgjidhje që do të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e atyre krizave.


“Kjo gjithsesi është me rëndësi sepse krahas obligimeve tjera, të dyja institucionet bashkë kanë edhe obligim për të mbrojtur reputacionin e institucioneve dhe të përforcojnë besimin e qytetarëve në vetë procesin zgjedhor. Dhe kjo do të arrihet vetëm nëse me vepra konfirmohet se me të vërtetë janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e tyre dhe mundësimin e realizimit të drejtës së vet”.

“Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Dashtevski, e përshëndeti propozimin e Kryeministrit Xhaferi për koordinim, sepse KSHZ-ja si trup përgjegjës për zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve, dhe me këtë rast i pavarur, i paanshëm, përgjegjës dhe profesional në punën e vet, ka nevojë për mbështetje edhe nga institucionet tjera”.

“Në takim u shkëmbyen informacione lidhur me përgatitjet e nevojshme për zbatimin e zgjedhjeve të ardhshme. Nga të dyja palët u theksua kompetenca ligjore, por edhe vullneti politik, për procese zgjedhore të lira, të drejta dhe demokratike në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit, në të cilat, si dhe në disa cikle të mëparshme zgjedhore, qytetarët do të bëjnë lirshëm zgjedhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në fund shtohet se konstatim i përbashkët nga takimi ishte se Republika e Maqedonisë së Veriut, është në rrugën evropiane, praktikon vlerat evropiane dhe nevojitet një fokus i fortë nga të gjitha subjektet politike dhe një narrativ i respektit të ndërsjellë, për zgjedhje të drejta dhe demokratike të cilat do të kontribuojnë për një progres drejt Bashkimit Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori