LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Kodheli: Edhe pas mosmarrjes së datës për negociata, besojmë tek BE-ja

Xhaferi-Kodheli: Edhe pas mosmarrjes së datës për negociata, besojmë tek BE-ja

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, Xhaferi në takim ka thënë “se kjo vizitë është me rëndësi të veçantë për të, duke pasur parasysh se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve zhvillohen në nivelin më të lartë dhe janë pa çështje të hapura”.


Ai vu theks të veçantë në statusin aktual të dy vendeve në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe shtoi se, edhe krahas mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave, beson në kredibilitetin e BE-së dhe në kapacitetin e Këshillit për të njohur momentin dhe për të dhënë dritë jeshile për fillim.

“Kryetarja e Komsionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Kodheli, shprehu kënaqësi të madhe për realizimin e këtij takimi. Ajo e përshëndeti punën e Kryetarit Xhaferi, veçanërisht në këtë periudhë të ndjeshme për të dy vendet që vazhdojnë me intensitet edhe më të madh në mbylljen e çarjeve në murin që momentalisht qëndron në rrugën kah BE”.

“Kryetarja Kodheli shprehu bindjen se kjo pasiguri do të tejkalohet, e bindur se me ngjarjet aktuale në union dhe me fillimin eventual të negociatave, të dy vendet do të dëshmojnë pjekuri në proces dhe do e ndryshojnë perceptimin e vendeve anëtare të BE-së ndaj rajonit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Më tej shtohet se “në takim me kontribut të vet u inkuadruan edhe anëtarët e Delegacionit nga Shqipëria të cilët ishin në përbërje të përzier, respektivisht përfaqësues të pushtetit dhe opozitës dhe me këtë në fakt e dërgonin mesazhin i cili vlen edhe për skenën tonë politike, gjegjësisht, kur bëhet fjalë për çështje të mëdha, shtetërore dhe thelbësore për ardhmërinë e dy vendeve, për ardhmërinë e rajonit, të gjithë faktorët politikë janë në anën e njëjtë, në anën e rezonit dhe kompromisit dhe angazhohen sinqerisht dhe në mënyrë konstruktive në përmirësimin e klimës politike në skenën vendore”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori