Xhaferi ka një kërkesë interesante për deputetët e OBRM-PDUKM-së (Foto/Video)

8:"LenovoPC
Seanca e sotme e Kuvendit të Maqedonisë vazhdoi me një kërkesë mjaft interesante të kryekuvendarit, Talat Xhaferi, drejtuar deputetëve të OBRM-PDUKM-së.
Në monitorin e kompjuterit, Xhaferi kishte ngjitur një letër me përmbajtje fotografike dhe me shkrim, ku thuhet ''U lutem heshtni'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky reagim i Xhaferit vjen pasi që në debatin për rendin e ditës të seancës së 8 të Kuvendit, deputetët reaguan ashpër nga vendet e tyre, duke krijuar zhurmë, kurse Xhaferi nuk arriti që ta qetësojë situatën përmes ziles së tij.
Reagimi i deputetëve erdhi pasi që u hoq nga rendi i ditës, pika e raportit të buxhetit, sepse ministri Dragan Tevdovski nuk ishte i pranishëm, por arriti me vonesë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































