LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Është gjetur zgjidhje për nxënësit e Medresesë Isa Beu në Shkup

Xhaferi: Është gjetur zgjidhje për nxënësit e Medresesë Isa Beu në Shkup

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ka zhvilluar takim me Reisul-Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetain. Në takim, fokusi kryesor ka qenë vendimi i fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuar në mbledhjen e 26 marsit të vitit 2024, me të cilin jepet pëlqim për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” – në fshatin Kondovë, Shkup, e akredituar dhe me status të shkollës së mesme të rregullt, njofton Pres qendra e qeverisë.

“Ky vendim paraqet zgjidhje për problemin e kamotshëm me të cilin ballafaqoheshin nxënësit e Medresesë Isa Beg në Shkup, të cilët pas përfundimit të arsimit të mesëm në shkollën e mesme islame, nuk mundeshin të regjistrohen në studimet universitare në fakultetet në vend, që për ta paraqiste një handikap dhe diskriminim të madh. Njëherësh, kjo është një çështje për të cilën Kryeministri Xhaferi ka shprehur interes gjatë mandatit të tij si kryetar i dhomës ligjvënëse, kur mori përsipër formimin e grupit punues që do të hartojë një zgjidhje ligjore që do të rregullojë statusin e shkollave fetare, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për arritjen e tolerancës më të lartë ndër-fetare dhe parandalimin e çdo devijimi nga mësimi burimor”, theksohet në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar.


Kreu i BFI-së Fetai shprehu falënderim për takimin dhe mirënjohje për këmbënguljen dhe përkushtimin e kryeministrit Xhaferi në gjetjen e modusit me të cilin do të realizohet ky qëllim dhe më në fund nxënësit që e ndjekin mësimin në Medresenë Isa Beu, do të mund të inkuadrohen në mënyrë të barabartë në sistemin e arsimit të lartë në Republikën Maqedonia së Veriut.

“Mësimi në Shkollën e mesme private “Medreseja Isa Beu” do të zhvillohet në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke. Do të organizohet dhe realizohet mësim për arsimin e mesëm të gjimnazit në përputhje me planet arsimore dhe programet e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe në përputhje me Ligjin për arsim të mesëm”, thuhet në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori