Xhaferi dhe Pendarovski vazhdojnë me qëndrime të ndryshme për dhënien e mandatit
Talat Xhaferi, kryetar i deritanishëm i Kuvendit, ndërsa tani kryesues i tij, përsëri paralajmëroi se nëse presidenti Stevo Pendarovski e jep mandatin për formimin e Qeverisë, pa u zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit, atëherë veprimi i tij do të ishte antikushtetues.
“Është jokushtetuese që të jepet mandati pa pasur kryetar të Kuvendit i cili do t’i vendosë në funksion afatet tjera të cilat duhet t’i ndjek Kuvendi, sepse shtëpisë ligjvënëse afatet i fillojnë nga momenti kur do ta marrë njoftimin nga shefi i shtetit se mandati është besuar. Një person i paautorizuar nuk mund t’i informojë deputetët”, theksoi Talat Xhaferi mbrëmë në një intervistë për emisionin “10 minuta” në TV 21.
Kjo është paraparë me Kushtetutë, sqaron Xhaferi, duke shtuar se secili proces i cili mund të fillojë, mund ta vendosë në pikëpyetje gjithë procesin e zgjedhjeve i cili sapo përfundoi. Gjithashtu paralajmëron se nëse mandati për formimin e Qeverisë besohet pa kryetar të Kuvendit, atëherë rrezikohet që institucionet të hynë në krizë kushtetuese-institucionale, sepse presidenti nuk ka se kë ta informojë.
Xhaferi pyet se kë do ta njoftojë Pendarovski se e ka dhënë mandatin sipas nenit 110 të Rregullores së Kuvendit – “kryetarin e Kuvendit i cili nuk ekziston”.
Ai tha se si kryesues i Kuvendit, sipas Rregullores, do të vazhdojë të kryesojë me mbledhjen konstituive derisa nuk zgjidhet spikeri i ri i Kuvendit.
Situatën e krijuar, Xhaferi e sheh si pasojë e interpretimeve politike, e jo me bazë juridike dhe shton se Gjykata Kushtetuese ka hapësirë për punë parandaluese dhe afat që të prononcohet rreth këtyre dilemave.
Para disa ditëve, nga Kabineti i Pendarovskit për AIM sqaruan se sipas dispozitave kushtetuese në nenin 90 paragrafi 1 afati për ndarjen e mandatit është dhjetë ditë që nga konstituimi i Kuvendit. Me ditën e verifikimit të mandateve të deputetëve konsiderohet se është konstituuar Kuvendi.
“Në vitin 2016, kryesuesi i atëhershëm, Trajko Veljanovski, ka dërguar shkresë me datë 30 dhjetor 2016, me të cilin e informon presidentin e atëhershëm Ivanov se Kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve, edhe pse nuk është zgjedhur kryetari”, sqarojnë nga kabineti.
Kabineti i presidentit e pret shkresën e kryesuesit Talat Xhaferi, me të cilin do të informojë se Kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve më 4 gusht të vitit 2020.
“Pa marrë parasysh shkresën, sipas normave kushtetuese, afatet për ndarjen e mandatit të kandidatit të partisë ose partive të cilat kanë shumicën në Kuvend rrjedhin nga 5 gushti i vitit 2020”, theksojnë për AIM nga kabineti i Pendarovskit.
Sipas protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19, të martën e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në sallën e Kupolës së Madhe u mbajt seanca konstituive e përbërjes së dhjetë parlamentare, në të cilën morën pjesë 117 nga gjithsej 120 deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik.
Në rend ditë të mbledhjes konstituive ishin katër pika, për çka vetëm për dy të parat kishte debat. Pikat tjera të cilat parashohin zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, zëvendësve të tyre dhe anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, sipas kryetarit të përbërjes paraprake parlamentare Talat Xhaferi, do të diskutohen atëherë kur do të krijohen kushte për këtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Lukarevska: Rezultatet për zgjedhjet presidenciale janë të qarta, do të kemi përsëritje të atyre të mëparshme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Lajçak me post të ri nga shtatori
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia