LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Byrnes: Me proces korrekt zgjedhor forcohet kapaciteti demokratik i shtetit

Xhaferi-Byrnes: Me proces korrekt zgjedhor forcohet kapaciteti demokratik i shtetit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kate Marie Byrnes.

Siç njoftojnë nga kabineti i Xhaferit, në takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend, si edhe për dinamikën e planifikuar të punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën deri në shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme kuvendare, njofton Telegrafi Maqedoni.


Në takim u theksua nevoja për pasjen e procesit zgjedhor ligjor dhe korrekt, me të cilin më tutje do të konfirmohet dhe përforcohet kapaciteti demokratik i shtetit.

Në raport me NATO-n, ambasadorja Byrnes konfirmoi se bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që të rrumbullakohet procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të bëhemi anëtarja e plotfuqishme e 30-të e kësaj aleance të fuqishme, me ç’rast Kryetari Xhaferi potencoi se vendi jonë mbetet partner strategjik konsekuent i SHBA-ve./Telegrafi/