Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka paralajmëruar se nga fundi i këtij muaji planifikon që mos të ketë reduktime të ujit të pijes.
Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, tha se deri më 15 gusht nuk kanë pasur reduktime, duke paralajmëruar se që nga fundi i këtij muaji do të përmbyllin reduktimet e furnizimit me ujë në të gjitha zonat.
“Nuk ka pasur reduktime fare. Ndërsa nga data 15 gusht kemi filluar me aplikimin e reduktimeve të lehta vetëm në periudhë nate që nënkupton vetëm nga ora 12 të mesnatës deri në ora katër të mëngjesit zonat urbane të ndërpritet uji. Tani mbi 60% të Prishtinës furnizimi është rikthyer 24 orë. Edhe ky katër orësh brenda natës është eliminuar. Ndërsa zonat rurale do të vazhdojnë edhe me dy javë reduktime. Shpresojmë që nga fundi i këtij muaji edhe temperaturat të ulen sepse ne po jemi të detyruar të reduktojmë furnizimet me ujë për të ruajtur burimet tona dhe për të parandaluar keqpërdoruesit që po rrezikojnë vijueshmërinë e sistemit. Ne mendojmë që nga fundi i këtij muaji të përmbyllim reduktimet e furnizimit me ujë në të gjitha zonat”, tha Xhafa për EkonomiaOnline.
Sipas tij, liqeni i Badovcit dhe ai i Batllavës kanë pësuar rënie të nivelit të ujit në mungesë të reshjeve.
Ai thekson se nuk kanë pasur komplikime duke vënë në funksion impiantin në Shkabaj.
“Pjesa e ndikimit të thatësisë apo mungesa e reshjeve, sidomos në rrafshin e Kosovës ka ndikuar edhe në dy liqene tona akumuluese. Niveli momental që e kemi marrë nga të dhënat që monitorohen 24 orë Badovci shënon një rëni prej 9.7 metra nga kohët e kapërderdhës, ndërsa liqeni i Batllavës është 3.87 metra nën nivelin e kapërderdhës. Sigurisht nivelet nuk janë mirë. Sigurisht Badovci ka një nivel jashtëzakonisht shqetësues dhe thatësia ka bërë të vetën. Ne kemi arritur që falë impiantit Shkabaj ta menaxhojmë shumë mirë këtë pjesë. Por shpresojmë të kalojë periudha e thatësisë, dhe pastaj gjatë stinës së dimrit eventualisht të vijnë reshjet dhe të mbushen liqenet tona. Reduktimet i kemi ndaluar deri me datën 15 gusht të këtij viti”, tha ai.
Pandemia COVID-19 ka shkaktuar probleme edhe për këtë kompani, për faktin se edhe janë duke paguar një kredi prej 2.8 milionë euro nga Banka Gjermane.
Mes tjerash, ai shtoi se po bëjmë investime kapitale në zonat urbane dhe rurale me qëllim sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm.
“Edhe ne si kompani jemi goditur mjaft shumë sepse ishin në teren dhe u preken nga pandemia pavarësisht masave që morëm me të gjitha rekomandimet që dha IKSHPK dhe mungesa e reshjeve që nuk ka ndodhur qe një kohë dhe sfidë e përditshme është amortizimi i asteve të vjetërsuara sepse ne si ndërmarrje jemi duke paguar kredinë nga Banka Gjermane në vlerë 3 milionë euro ose 2.8 milionë euro. Menaxhmenti i kompanisë me stafin po mundohen të bëjnë të pamundurën që t’i tejkalojmë këto sfida. Ne si kompani kemi bërë takime edhe me Bursën e Ujësjellësit në Turqi para një muaji dhe kemi marrë zotimet që do të ngrisim kapacitet humane ose profesionale. Ne po bëjmë investime kapitale në zonat urbane dhe rurale me ekipet tona me qëllim të sigurimit të furnizimit me ujë të pijshëm”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj