LAJMI I FUNDIT:

Xërxa prezanton konceptin e ri të platformës Telegrafi Jobs: Do të sjell revolucion në këtë fushë

Xërxa prezanton konceptin e ri të platformës Telegrafi Jobs: Do të sjell revolucion në këtë fushë

Telegrafi Jobs, platforma më unike për publikimin e konkurseve për punësim, së shpejti do të lansojë konceptin e ri.

Menaxheri i kësaj platforme, Brezar Xërxa, këtë të premte i ftuar në eventin e Hapite Space tregoi se se çfarë e bën këtë plaformë unike, ndërsa shtoi se koncepti i ri do të sjell revolucion në fushën e shpalljeve të konkurseve për punësim.

“Ajo çfarë e bën këtë platformë unike është fakti se Telegrafi Jobs ka kombinuar shpalljen e vendeve të punës me mediat më me influencë në vend. Përveç kësaj do të sjell modulin smart”, tha Xërxa.

Ai shtoi se Telegrafi Jobs do t’ju ndihmojë të gjithë atyre që janë në kërkim të punës ose duan të gjejnë punëtorë për biznesin e tyre dhe se e gjithë kjo vjen në një formë krejt të veçantë nga ajo që keni parë deri tani.

“Kemi punuar me shumë përkushtim dhe jemi të lumtur që kemi arritur të sigurojmë që kjo platformë të përshtatet me nevojat e secilit, qoftë ata që janë në kërkim të punës ose që janë në kërkim të punëtorëve për bizneset e tyre”, u shpreh tutje Xërxa.

Folës tjerë në këtë event të Hapite Space ishin edhe Shkumbin Ibraimi – specialist i Burimeve Njerëzore dhe CEO në Staffix dhe Blerim Zogaj – rekrutues dhe CEO në Talent Network.

Diskutimin e tyre ata e fokusuan në rëndësinë e burimeve njerëzore brenda një kompanie, përmirësimin e kushteve të punës, respektimin e kontratës së punës dhe trajnimin e stafit. /Telegrafi/