LAJMI I FUNDIT:

Xeheroret „Zletova“ dhe „Toranica“ lirohen nga hipoteka

Xeheroret „Zletova“ dhe „Toranica“ lirohen nga hipoteka

Gjykata e Apelit në Shtip e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, për hedhjen poshtë të hipotekave të objekteve të xeheroreve „Zletova“ dhe „Toranica“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur nga sindikata e këtyre dy minierave. Pronari i mëhershëm i këtyre minierave, kompania indiane, i kishtë vënë në hipotekë objektet, para se të ndodhë falimentimin. Kjo ishte pengesa që pronari i ri, kompania bullgare ”Minstroj” të mos kishte qasje.


Lajmi për hedhjen poshtë të hipotekave është mjaft pozitiv, pasi që pas një pritje të gjatë, këto xeherore do të fillojnë me punë, ku janë të punësuar rreth 1000 minatorë./Telegrafi/