LAJMI I FUNDIT:

Xavi zbulon arsyen kryesore të largimit të Griezmann nga Barcelona

Xavi zbulon arsyen kryesore të largimit të Griezmann nga Barcelona

Barcelona do të përballet sot (e diel) ndaj Atletico Madridit në udhëtim në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga, në atë që mund të jetë një ndeshje jetike për vazhdimësinë e blaugranasve në kampionat.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, ka folur për arsyen e largimit të Antoine Griezmann, i cili u rikthye tek Atletico Madridi pas një aventure dyvjeçare tek Barcelona.

Sipas asaj që thotë tekniku spanjoll, largimi i francezit ka të bëjë kryesisht vetëm për shkak të situatës financiare të Barcelonës.


“Ne vendosëm që ta lejojmë Antoine Griezmann që të largohet vetëm për shkak të situatës financiare, klubi duhej ta lejonte që të largohej”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Griezmann është një lojtar që e pëlqej shumë, por ai u largua për këtë arsye”, është shprehur ai.

Xavi reagon për shortin ndaj PSG-së dhe konfirmon rikthimin e dy lojtarëve për ndeshjen me Atletico Madrid
Lexo po ashtu Xavi reagon për shortin ndaj PSG-së dhe konfirmon rikthimin e dy lojtarëve për ndeshjen me Atletico Madrid

Reprezentuesi francez në një intervistë të dhënë më parë, kishte pranuar se kalimi i tij tek Barcelona ka qenë një lëvizje e gabuar.

“Kam vendosur të largohem sepse kam arritur kufirin tim mendor. Duhej të largohesha. U mundova që të qëndroja, por e kuptova se nuk isha i lumtur njësoj sikur në Madrid”, kishte thënë Griezmann për Marca./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori