LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Barcelona ka rënë në gjumë, Reali po fiton me fat dhe ndihmën e gjyqtarëve

Xavi: Barcelona ka rënë në gjumë, Reali po fiton me fat dhe ndihmën e gjyqtarëve

Legjenda e Barcelonës, Xavi, goditi gjigantët e La Ligës, ish-skuadrën e tij duke i akuzuar për rënie në gjumë në mes të dominimit evropian të Real Madridit, të cilët sipas tij po fitojnë trofe me anë të fatit dhe ndihmës nga gjyqtarët.

Madrid ka fituar titullin e tretë të Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma, duke mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-1 në finalen e Kievit, ndërkohë  Barcelona siguroi trofeun e La Ligas për herë të tretë në katër sezonet e fundit.

Por, Xavi, i cili fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve me Barçën – akuzoi kampionët spanjollë se janë duke “fjetur”, pavarësisht nga nënshkrimi i lojtarëve si Luis Suarez , Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.


Ronaldo në histori, bëhet i pari që fiton pesë Liga të Kampionëve - kalon Iniestan, Seedorfin, Xavin e Messin    
Lexo po ashtu Ronaldo në histori, bëhet i pari që fiton pesë Liga të Kampionëve - kalon Iniestan, Seedorfin, Xavin e Messin    

“Madridi ka një gjen fitues dhe Barça ka rënë në gjumë”, ka thënë fillimisht El Penalty.

“Ata kanë qenë të fjetur për vite të tëra me nënshkrime dhe kjo iu faturohet”.

Xavi Hernadez (Getty Images)

Xavi gjithashtu vuri në dukje fatin e Madridit në Ligën e Kampionëve, ku më së fundi ishte lëndimi i Mohamed Salah dhe gabimet e Loris Karius në finale, teksa shtoi se ndihmohet edhe nga gjyqtarët.

“Real Madrid kishte çdo gjë në anën e tyre. Lojtarët e dëmtuar si ylli i PSG-së, Neymar, ata të Bayern Munich, Robben e Boateng dhe gjyqtarët”.

Real Madridi prinë në renditjen e UEFA-s - Atletico në vendin e dytë, Liverpooli në të 12-tin
Lexo po ashtu Real Madridi prinë në renditjen e UEFA-s - Atletico në vendin e dytë, Liverpooli në të 12-tin

“Lojtari më i rëndësishëm i Liverpoolit u lëndua, portierët e Bayernit Manuel Neuer u lëndua dhe gabimet në gjysmëfinale të Sven Ulreich dhe Loris Karius”.

“Duket si një magji, por çështja është se Barcelona ka rënë në gjumë dhe duket se Barça po fiton tituj, por të tjerët po fitojnë Ligën e Kampionëve”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori