Një gjykatë rumune e ka dënuar Wiz Khalifa-n me nëntë muaj burg për konsumim të kanabisit në skenë.

Reperi amerikan, me emrin e vërtetë Thomaz Cameron Jibril, pranoi se kishte pirë një ‘joint’ gjatë performancës së tij në festivalin Beach, Please! vitin e kaluar në Costinești.


Një gjykatë apeli në Rumani e rrëzoi një dënim të mëparshëm me gjobë prej 829 dollarë për posedim droge dhe vendosi që reperi duhet ta vuajë dënimin me burg. Megjithatë, ai u dënua në mungesë, dhe nuk është e qartë nëse Jibril ndodhet aktualisht në Rumani — hera e fundit që është parë ishte të martën, duke performuar me Gunna-n në Kaliforni.


Policia e ndaloi dhe e mori në pyetje për pak kohë Jibril-in pas koncertit më 13 korrik 2024, ndërsa prokurorët më vonë e akuzuan për posedim të “drogave të rrezikshme” për përdorim personal.

Hetuesit rumunë thanë se ai kishte në posedim më shumë se 18 gramë kanabis dhe kishte konsumuar edhe një sasi shtesë në skenë.

Në vendimin e shkruar, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Constanța deklaruan se e rrëzuan gjobën fillestare sepse artisti kishte dërguar “një mesazh të normalizimit të sjelljes së paligjshme”, duke inkurajuar kështu “përdorimin e drogës te të rinjtë”.