Winnie Harlow shkëlqeu me një fustan të shkurtër ngjyrë ari, teksa pozoi pranë figurës së saj prej dylli, gjatë ceremonisë së zbulimit në Madame Tussauds në New York, të mërkurën.

Modelja kanadeze, 30 vjeçe, u duk shumë e impresionuar nga realizimi i figurës, ndërsa bëri disa poza argëtuese pranë "sozisë" të saj prej dylli, i cili u prezantua me rastin e Ditës Botërore të Vitiligos.


Winnie është një zë publik në mbështetje të të prekurve nga Vitiligo, sëmundje që asaj iu diagnostikua që në moshën katërvjeçare. Vitiligo është një gjendje afatgjatë e lëkurës, ku shfaqen njolla të bardha si pasojë e mungesës së melaninës.

Për këtë rast të veçantë, Winnie ishte veshur për të lënë mbresa – ajo tregoi linjat e saj me një fustan të artë vezullues, me një dekolte të thellë dhe me fund të shkurtër që i nxirrte në pah këmbët.

Për të shtuar lartësinë, ajo kishte veshur një palë taka metalike shumë të larta dhe flokët i kishte lëshuar në onde të buta – njësoj si te figura e saj prej dylli.

Veshja e saj përputhej në mënyrë të përkryer me atë të figurës së dyllit, e cila ishte e veshur me një kostum rrjetë ngjyrë ari dhe me taka të arta. /Telegrafi/