Jack Wilshere është larguar edhe zyrtarisht nga Arsenali.

Mesfushorit anglez i ka skaduar kontrata me klubin londinez dhe është larguar si futbollist i lirë.


Arsenali i kishte ofruar kontratë të re katër vjeçare por që është refuzuar nga Wilshere.

Reprezentuesi i Anglisë u duk fillimisht se do të transferohej në kampionatin turk te Fenerbahce.

Mirëpo gjërat kanë ndryshuar dhe duket se karriera e tij do të vazhdoj në vendlindje Angli.

Jack Wilshere Wilshere (Getty Images)

Është skuadra e West Ham United që ka arritur marrëveshje personale me Wilshere.

Sipas medieve angleze West Ham i ka ofruar kontratë katër vjeçare me gjashtë milionë euro pagë vjetore.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app