LAJMI I FUNDIT:

“Willian e do kalimin te Real Madridi ose Barcelona, jo te Arsenali” – Keown dyshon që The Gunners mund të transferojnë yllin e Chelseat

“Willian e do kalimin te Real Madridi ose Barcelona, jo te Arsenali” – Keown dyshon që The Gunners mund të transferojnë yllin e Chelseat

Martin Keown ka thënë se Arsenali do të ketë shumë të vështirë transferimin e Willianit, pasi ai e do kalimin te Real Madridi ose Barcelona.

Braziliani do të jetë jashtë kontrate më 1 korrik dhe Chelsea thuhet se ka pranuar që të lejojë atë të largohet, duke refuzuar t’i vazhdojë kontratën më shumë se një vit, derisa lojtari kërkon dy e më shumë.

Ish-lojtari i Arsenalit është pesimist se një gjë e tillë do të ndodhë në verën e këtij viti.


Willian. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

“Nuk e shoh atë duke kaluar te Arsenali. Mendoj se ai do të shkojë te Real Madridi ose Barcelona”, ka thënë Keown.

“Willian është një lojtar shumë i talentuar. Chelsea do të dobësohet me largimin e tij, por Frank Lampard e si se çfarë po bën”.

Arsenali udhëheq garën për transferimin e Willian
Lexo po ashtu Arsenali udhëheq garën për transferimin e Willian

“Unë e di se Lampard dëshiron të mbajë atë, mirëpo është normale të kenë mosmarrëveshje për kontratën, por mendoj se koha e tij në Stamford Bridge ka përfunduar”, ka shtuar më tej ai.

Arsenali është duke tentuar që të afrojë atë në afatin kalimtar në Emiates, mirëpo braziliani nuk dëshiron më të luajë në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori