LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp ‘vjedh’ këtë trik nga Snapchat në azhurnimin e fundit

WhatsApp ‘vjedh’ këtë trik nga Snapchat në azhurnimin e fundit

Sa i përket aplikacioneve të mesazheve, WhatsApp mbetet një aplikacion mjaft i përdorur.

Kompania vazhdimisht po nxjerr karakteristika opcionale që përmirësojnë vazhdimisht përvojën si për përdoruesit personal ashtu edhe për biznesin.


Tani, aplikacioni po sjell një karakteristikë tjetër në formën e mesazheve që zhduken, e cila duhet të ofrojë një mënyrë tjetër për përdoruesit për të ushtruar kontroll mbi privatësinë dhe diskrecionin me bisedat e tyre, transmeton Telegrafi.

Fillimisht raportuar nga WABetaInfo, WhatsApp hapi një azhurnim në faqen e tij zyrtare duke rreshtuar se si do të funksionojnë mesazhet që zhduken. Pasi të jetë aktivizuar funksioni, çdo mesazh i ri i dërguar në bisedën individuale ose në grup, do të fillojë të “zhduket” pas shtatë ditësh.

Ky është një përfitim i madh për privatësinë, përsa i përket dërgimit të informacionit. /Telegrafi/