“Ky është titulli i Arsenalit. Ne duhet të fitojmë ndeshjet radhazi dhe të jemi të qëndrueshëm. Gjëja e vetme që kemi mësuar gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit është se titullin do ta fitojë skuadra më emocionale dhe më e qëndrueshme, e cila do ta përballojë presionin”.

“Mund të jetë kampionati i fuqisë mentale. Është kampionat me shumë rënie dhe ngritje, ndërsa ekipi që do t’ia dalë më së miri natyrisht se do ta fitojë atë. Ne gjithmonë kemi qenë të fortë mentalisht, por ne nuk kemi qenë aq të pjekur sa jemi tani. Mendoj se tani kemi guximin, inteligjencën dhe talentin në skuadër. Nëse jemi në gjendje t’i bashkojmë të tri këto mentalitete atëherë çdo ndeshje do të jetë vendimtare”, u shpreh Wenger. /Telegrafi/

telegrafi sport app