LAJMI I FUNDIT:

Wenger bën ofertë për ‘Fabregasin e ri’

Wenger bën ofertë për ‘Fabregasin e ri’

Arsenali është duke e planifikuar një ofertë për mesfushorin e ri të Zaragozas, Ander Herrera, i cili konsiderohet si ‘Fabregasi i ri’.

Futbollisti i përfaqësueses së Spanjës U-21 është përkufizuar si ‘Fabregasi i ri’, pasi që Arsene Wenger ka qenë duke e vrojtuar futbollistin dy-tri herë në La Romareda këtë sezon.

Si pasojë, Wenger mbeti i impresionuar nga paraqitjet e Herreras dhe ka urdhëruar menjëherë drejtuesit e klubit që të ofrojnë 10 milionë euro për të. Edhe pse klauzola e tij është 20 milionë euro, borxhet e Zaragozas mund ta bëjnë që të lëshojë pe.

Herrera në 22 paraqitje këtë sezon në La Liga ka shënuar vetëm një gol, por shquhet për vizionin dhe kreativitetin e tij gjë që mund të jetë indikator i zëvendësimit të tij me Fabregasin, që sipas të gjitha gjasave do të kalojë ose te Real Madridi ose te Barcelona. /Telegrafi/