LAJMI I FUNDIT:

Wellness që sfidon gravitacionin: Një objekt me kulm të kthyer poshtë në një hotel në Alpe

Wellness që sfidon gravitacionin: Një objekt me kulm të kthyer poshtë në një hotel në Alpe

Në vendin e vogël në Alpet e Tirolit, vend i skive në lartësinë mbidetare prej 1.350 metrash, inspirimi gjendet gjithandej, në natyrën e mrekullueshme e cila e rrethon dhe në fshatrat piktoreske me shtëpi sikur në përralla

Pikërisht i tillë është fshati malor, i cili shikon nga uji, ishte frymëzim i arkitektëve për këtë dizajn origjinal.


I gjithë koncepti loz me shikimin e horizontit, perceptimin e këndeve me kokë poshtë të shikimit dhe shikime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Realizimi i strukturës asimetrike, që bazohet në gravitacion ishte një sfidë e veçantë. Në zonën shtyllave të Willnessit arrihet drejtpërdrejt nga objekti kryesor i hotelit, nëpërmjet platformës së ngritur 15 metra mbi tokë, ndërsa rruga vazhdon në shtegun e varur.

Objekti është i ndarë në shumë mikrostruktura, të cilat gjenden mbi dhe nën platformën prej çeliku. Shtylla impozante e konstruksioneve mban platformën, si edhe dy shtylla masive prej çeliku, të veshura me dru molike, kështu që duken si trungje pemësh.

Objekti ka një kapacitet prej 27 personave dhe ndarja vizuale gjithashtu është edhe në trajtimin e privatësisë – niveli i sipërm është me spa, tip i hapur, ndërsa zona e poshtme më intime dhe më e mbyllur.

Në nivelin e sipërm, i cili gjendet mbi platformë, në shtëpiza të kthyera në mënyrë të rregullt, janë të vendosura dy pishina, dushe panoramike dhe kabina zhveshjeje.

Në nivelin e poshtëm, ka dy sauna, dushe dhe një pishinë të tretë panoramike të jashtme.

Çatitë e përmbysura bënë të mundur vendosjen e instalimeve teknike si sistemi i pastrimit të ujit, si dhe jepnin mundësinë e kaskadimit të ulur në sauna.

Me ndjesinë e lundrimit 20 m mbi tokë, qendra e Wellness ofron një pamje panoramike 360 gradë, dhe kënaqësi të plotë të natyrës magjepsëse, e cila është fokusi i vazhdueshëm.

Kështu u zgjodhën materialet për t’u përshtatur sa më mirë me ambientin, panelet e aluminit të fasadës janë kafe, e brendshme është në tone, në të njëjtin stil si i gjithë hoteli fantastik.

Plani

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori