Evropa, duke ndjekur shembullin e SHBA, po mendon të emërojë një të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.
Këtë lajm e dha Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili ka zhvilluar biseda me politikanët në Kosovë dhe Serbi për këtë çështje.
Ndërkohë, emri më i përfolur është ai i diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak.
Por Bodo Weber dhe Toby Vogel, bashkëpunëtorë të lartë të Këshillit për Politikë të Demokratizimit në Berlin e Bruksel, përmes një analize për “Eurobserver” tregojnë arsyet se pse nuk duhet të zgjidhet Lajçak në krye të këtij misioni.
Sipas tyre kjo do të ishte “një zgjedhje të gabuar”, ndërsa theksojnë se nëse kjo do të ndodhte, dy personat që merren me Kosovën, Borrell dhe Lajçak “do të ishin nga dy vende që nuk e njohin Kosovën si shtet”.
Gjithashtu Bodo Weber dhe Toby Vogel e vlerësojnë si “gabim strategjik” emërimin e Lajçak për të udhëhequr negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, transmeton OraNews.
Ata e vlerësojnë figurën e Lajçak si person që ka të gjitha kualifikimet dhe eksperiencën e duhur për të kryer këtë mision.
Por, përtej kësaj, Bodo Weber dhe Toby Vogel renditin shumë faktorë të tjerë që sygjerojnë që Miroslav Lajçak është njeriu i gabuar për të kryesuar këtë mision.
Jo vetëm fakti që Sllovakia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, por edhe vetë eksperienca e Lajçak në misionet e mëparshme në Ballkan nuk e bën atë të favorshëm për të pasur sukses.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City