Tashmë janë shfaqur disa foto në rrjetet sociale, ku shihet mesfushori Ëataru Endo në Merseyside përpara se të mbyll marrëveshjen e tij me Liverpoolin.

Mesfushori i Stuttgartit është fotografuar në Pall Mall në Newton Le Willows, ku ai ka kryer testet mjekësore.


Sipas Fabrizio Romano, mesfushori japonez do të nënshkruajë së shpejti kontratën e tij me Liverpool.

Liverpool do të përfundojë nënshkrimin e Endo në më pak se 24 orë pasi u shfaq lajmi për interesimin e tyre për 30-vjeçarin.

Reds dështuan të nënshkruanin me Moises Caicedo, i cili kaloi te Chelsea.

Jurgen Klopp kërkonte edhe një mesfushor dhe Bundesliga ishte vendi ku ai e gjeti. /Telegrafi/

telegrafi sport app