Lëvizja Vetëvendosje organizoi sot në Tiranë tryezën e dytë “Shqiptarët dhe integrimi evropian”, si vazhdim i tryezës së 15 majit në Prishtinë, në të cilën morën pjesë akademikë, studiues, artistë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të subjekteve politike.
Tryeza u hap nga kryetari Albin Kurti, i cili shpjegoi pesë konkluzat e dala nga tryeza në Prishtinë, si nevoja për një proces integrimi që shihet e vlerësohet si proces i bërjes anëtar dhe jo i vajtjes në BE, rëndësia strategjike e integrimit të njëkohshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, zhvillimi ekonomik dhe drejtësia si prioritet, harmonizimi i një politike të jashtme të përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe e shqiptarëve në përgjithësi, dhe puna me pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Pjesëmarrësit e tryezës në Tiranë shprehën pajtimin me konkluzat e nxjerra nga tryeza në Prishtinë, duke shtuar edhe konkluza të tjera, si çështja kombëtare nuk shuhen dhe as nuk marrin zgjidhje përfundimtare me integrimin në BE, derisa rasti aktual i Katalonisë në Spanjë vërteton këtë fakt.
Po ashtu, u konkludua se një nga pengesat më të mëdha të integrimit të shqiptarëve në procese më të gjera, përfshirë atë në BE ka qenë statu quo-ja në përfaqësimin politik shqiptar, e cila duhet të ndryshojë duke ndryshuar edhe cilësinë e përfaqësuesve në Parlamente.
Keqkuptimi dhe keqinterpretimi i BE-së si proces teknik nga jashtë dhe si mbikëqyrje formale standardesh, nuk e ka lejuar shoqërinë shqiptare të shprehet aktivisht në bazë të elementeve dhe aftësive përbërëse të integrimit.
Një nga shtysat më të rëndësishme të integrimit evropian nis me njohjen sa më të plotë të aftësive si kolektivitet kombëtar, dhe jo si përdorim instrumental i aktorëve civilë, politikë dhe ndërkombëtarë.
Ndër konkluzat tjera ishin se bashkërendimi dhe bashkimi i tregjeve dhe prodhimeve të Kosovës e Shqipërisë, integrimi kulturor mbarëkombëtar është domosdoshmëri që duhet të realizohet paralelisht me integrimin evropian dhe se platforma e çështjes kombëtare nuk mungon, siç këmbëngulet në të folurin mbizotërues, por ajo është shpallur që në Lidhjen e Prizrenit, ndaj sot nuk duhet të reduktohet në ekskluzivitet qeveritar, por në një akt të përbashkët intelektual politik.
Në të dy tryezat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje është dalluar qartë nevoja e madhe që kanë shqiptarët për të diskutuar lidhur me integrimin evropian, përtej formulave gjuhësore burokratike, që përdoren shpesh për këtë temë nga elitat politike shqiptare dhe zyrtarët e BE-së në vendet tona.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre