LAJMI I FUNDIT:

VV pjesë e tryezës së PSD-së, thonë se do të diskutohet për zgjedhje të reja

VV pjesë e tryezës së PSD-së, thonë se do të diskutohet për zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të marrë pjesë në tryezën e partive politike e cila do të mbahet të hënën e thirrur nga Partia Socialdemokrate (PSD), me temë “Dialogu me Serbinë – Fuqizimi i Republikës Parlamentare”.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësja e LVV-së, Tinka Kurti, e cila ka theksuar se do të diskutohet për zgjedhje të reja në vend.


Kurti tha se do të marrin pjesë në këtë tryezë të radhës pasi e konsiderojnë me rëndësi shpalosjen e qëndrimeve të tyre.

Sipas saj, në këtë tryezë duhet të diskutohet për zgjedhje të reja pasi nuk mund të vazhdohet me qeveri të pakicës.

“Besojmë që duhet të diskutohet për nevojën për zgjedhje të reja sepse nuk mund të vazhdohet me qeveri të pakicës, dhe jo kjo zhvendosje te dialogu me Serbinë. Asisoj bëhet blerje e kohës për interesa të partive që janë në pushtet”, tha ajo.

Kurti po ashtu potencoi se LVV, nuk mund t’i hesht skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë Haradinaj.

“Ne nuk mund t’i heshtim skandalet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie. Ne kemi kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj i cili s’ka javë që s’e bën së paku një skandal. Së paku, do të duhej që të testohet kjo qeveri duke hedhur veten ne votëbesim në Kuvend, sipas nenit 100 pika 2 e Kushtetutës dhe nenit 31 të Rregullores së Kuvendit. Ne duam zgjedhje demokratike. Nuk ka demokraci me qeveri të pakicës”, ka thënë ndër të tjera, Tinka Kurti për Telegrafin.

Ndërkaq, deri tani tryeza të tilla ka organizuar LDK, PDK e Vetëvendosje.

Ndryshe, tryeza të tilla janë organizuar me qëllimin që të arrihen konsensusi nacional për tema të mëdha siç janë: dialogun me Serbinë, transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe Asociacionit të komunave serbe.  Por analistët dhe shoqëria civile këto tryeza  i kanë vlerësuar pa efekt edhe blerje kohe e jo shumë produktive që do të jenë në dobi të qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori