LAJMI I FUNDIT:

VV: Komisionerët dhe vëzhguesit tanë do të jenë gardian të secilës votë

VV: Komisionerët dhe vëzhguesit tanë do të jenë gardian të secilës votë

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bën të ditur se në ditët e javët në vijim, do të zhvillojnë takime mobilizuese, e trajnime me të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e kësaj partie.

VV përmes një njoftimi në Facebook, ka thëbë se “Komisionerët dhe vëzhguesit e Lëvizjes do të jenë gardian të secilës votë, të secilit qytetarë pa dallim. Në ditët e javët në vijim, do të zhvillojmë takime mobilizuese, e trajnime profesionale me të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve për të mundësuar zgjedhje të lira, të ndershme e në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare”.


“Ftojmë të gjitha institucionet shtetërore përgjegjëse për të përgatitur apo garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme institucionale që garantojnë pacenueshmërinë e zgjedhjeve”, thuhet në postimin e VV-së.

Njoftimi i plotë:

Zgjedhjet e 6 tetorit janë shumë më shumë se sa vetëm zgjedhje. Në këto zgjedhje, qytetarët me të drejtë vote do t’i japin fund keqqeverisjes, e do t’i hapin rrugë një kulture krejtësisht tjetër të qeverisjes së mirë, të ndershme, transparente e nga profesionistë të thekur. Ndryshimi i madh ka qenë vazhdimisht i nevojshëm, por kësaj here është edhe i mundshëm po aq sa i domosdoshëm.

Mbështetja e madhe për Lëvizjen, është dëshmi për ndryshimin e madh që po vjen. Por, përkrah mobilizimit për ndryshim, strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë filluar tashmë mobilizimin për të mundësuar zgjedhje të lira dhe të për garantuar paprekshmërinë e vullnetit të votuesve.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme kanë marrë kuptim me praninë e komisionerëve dhe të vëzhguesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nëpër vendvotime e qendra të votimit. Roli i komisionerëve dhe vëzhguesve tanë ka qenë vendimtar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Ndërsa, në zgjedhjet e 6 tetorit jemi edhe më të përgatitur e më të mobilizuar për të mos lejuar çfarëdo përpjekje apo tendence për ta deformuar vullnetin e votuesve. Komisionerët dhe vëzhguesit e Lëvizjes do të jenë gardian të secilës votë, të secilit qytetarë pa dallim. Në ditët e javët në vijim, do të zhvillojmë takime mobilizuese, e trajnime profesionale me të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve për të mundësuar zgjedhje të lira, të ndershme e në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Ftojmë të gjitha instituciont shtetërore përgjegjëse për të përgatitur apo garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme institucionale që garantojnë pacenueshmërinë e zgjedhjeve. /Telegrafi/