LAJMI I FUNDIT:

VV: Kërkojmë menjëherë nga KQZ-ja të lejojë numërimin e votave me kusht, vendimi i PZAP-it i papranueshëm

VV: Kërkojmë menjëherë nga KQZ-ja të lejojë numërimin e votave me kusht, vendimi i PZAP-it i papranueshëm

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e të gjitha votave në Prishtinë dhe Prizren.

Me këtë rast kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili nga rezultatet preliminare ka dalë fitues, ka thënë se vendimi i PZAP-së është i papranueshëm.

“Nuk mund të kuptojmë se si mund të urdhërohet rinumërimi pa përfunduar numërimi i votave. QNR nuk e ka përfunduar numërimin e votave, e pastaj ka qenë dashur që të vie ndonjë ankesë nga partitë e pastaj të vendoset për rinumërim apo jo”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se është çuditshme që vetëm në dy komunat ku ka fituar LVV urdhërohet rinumërim i tërësishëm i votave kurse në Dragash ku diferenca është shumë e vogël urdhërohet rinumërim i pjesshëm i votave, transmeton Telegrafi.

“Ne kërkojmë nga KQZ që menjëherë të vazhdojë numërimin e votave me kusht dhe me postë edhe për Prishtinën dhe Prizrenin. Çdo vendim tjetër është i papranueshëm për ne”, ka thënë Ahmeti.

Edhe kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka quajtur të papranueshëm këtë vendim.

Haskuka ka treguar se gjatë ditës së zgjedhje nuk është raportuar për ndonjë parregullsi në Komunën e Prizrenit, duke shtuar se PDK është ankuar në KQZ pasi ka parë se i ka humbur zgjedhjet në Prizren.

Edhe kryetari i LVV-së, Visar Ymeri e ka quajtur të papranueshëm vendimin e PZAP-it për rinumërim dhe vendimin e KQZ-së për mos numërim të votave me kusht për Prishtinë dhe Prizren.

Ymeri e ka quajtur të jashtëligjshëm dhe të kontestueshëm vendimin e PZAP-it

“Ne nuk do të rrimë duarkryq dhe nuk do të lejojmë që demokracia dhe vullneti i shprehur i qytetarëve te përdhoset nga kriminelët”, ka thënë Ymeri.

Ai u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve dhe ambasadave që të reagojnë siç shprehet ai “kundër këtij dhunimi të demokracisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori