LAJMI I FUNDIT:

VV: Haradinaj të dorëhiqet, tre muaj pas ratifikimit asnjë lëvizje për korrigjimin e Demarkacionit

VV: Haradinaj të dorëhiqet, tre muaj pas ratifikimit asnjë lëvizje për korrigjimin e Demarkacionit

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot se edhe tre muaj pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk ka asnjë lëvizje sa i përket korrigjimit sipas raportit të Shpejtim Bulliqit.

Kurti në një konferencë për media tha se kryeministri Ramush Haradinaj e ka heshtur këtë çështje dhe nuk po lëviz asgjë në këtë drejtim, ndonëse sipas Kurtit jo pak deputetë janë mashtruar nga premtimi se çështja e Demarkacionit do të korrigjohet.

Lideri i VV-së tha se Kosova ndodhet në një situatë ku nuk mund të ketë demokraci pasi ka qeveri të pakicës.


Ai tha se numri i partive në koalicionin qeverisës është dyfish më i madh se i deputetëve të partisë së kryeministrit.

Kurti tha se kanë kërkuar dorëheqjen e Haradinajt, i cili sipas tij çdo javë bën ndonjë skandal.

Lideri i VV-së kërkoi nga Haradinaj që ta testojë në Kuvend qeverinë e tij me votëbesim.

Kurti tha se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja dhe të lira, pasi nuk mund të funksionojë me një qeveri të pakicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 24 vjeçarit i cili ra nga lartësia e hotel

Vdekja e 24 vjeçarit i cili ra nga lartësia e hotel "Grand", deklarohen nga Prokuroria

Lajme
Supremja vendos kufijtë - shkelja mund të çojë në ndjekje penale

Supremja vendos kufijtë - shkelja mund të çojë në ndjekje penale

Lajme
Pas reagimeve për vendimin e Gjykatës Supreme, Orav: Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe ndërhyrjet politike janë të papranueshme

Pas reagimeve për vendimin e Gjykatës Supreme, Orav: Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe ndërhyrjet politike janë të papranueshme

Lajme
Reagon LVV: Gjykata speciale po prodhon padrejtësi

Reagon LVV: Gjykata speciale po prodhon padrejtësi

Lajme
Rasti i Agon Zejnullahut, Sindikata e Policisë i drejtohet Avokatit të Popullit për policët e arrestuar

Rasti i Agon Zejnullahut, Sindikata e Policisë i drejtohet Avokatit të Popullit për policët e arrestuar

Lajme
Aksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, policia arreston katër persona

Aksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, policia arreston katër persona

Lajme
Kalo në kategori