Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka prezantuar rezultatet e një sondazhi të realizuar nga vetë ajo për zgjedhjet në komunën e Podujevës të realizuar më 15 nëntor.

Besnik Bislimi nga LVV, ka thënë se realizimi i këtij sondazhi është bërë nga 12-15 nëntor 2020, për të parë se si qëndron puna për votuesit.

“Në pyetjen për kandidatin e preferuar , qytetarët e Podujevës e kanë zgjedhur kandidatin e LVV-së, Shpejtim Bulliqi, kurse i dyti radhitet kandidati i LDK-së”, ka thënë Bislimi.
Ai ka shtuar se sipas këtij sondazhi gatishmëria e qytetarëve për me marrë pjesë në zgjedhje ka qenë shumë e madhe, ku 88.8% janë shprehur të sigurt që do të marrin pjesë në zgjedhje.

Bislimi ka shtuar se kjo tregon se qytetarët e Podujevës e kanë kuptuar se sa i rëndësishëm është pjesëmarrja në këto zgjedhje.

Sipas këtij sondazhi, Bislimi ka treguar se fitues del kandidati i tyre Shpejtim Bulliqi.

“Sipas anketës së 15 nëntorit, rezultati i zgjedhjeve pritet të jetë kështu. 46.8% e votave do të jenë për Shpejtim Bulliqin, 42% për Nexhmi Rudarin dhe 11.2% për Naim Fetahun”, u shpreh Bislimi.

Ai shtoi se kjo tregon se zgjedhja e kryetarit do të përfundoj të dielën dhe nuk do të ketë nevojë për balotazh. Bislimi theksoi se edhe po të ketë balotazh sërish fitues do të del kandidati i tyre Shpejtim Bulliqi.

Bislimi po ashtu theksoi, se Shpejtim Bulliqi ka edhe përkrahje të madhe nga moshat e reja. /Telegrafi/