LAJMI I FUNDIT:

VV e LDK po përpiqen për ta dominuar njëra-tjetrën

VV e LDK po përpiqen për ta dominuar njëra-tjetrën

Njohësit e zhvillimeve politike, vonesat në krijimin e koalicionit qeverisës, i shohin si betejë  e VV-së e LDK-së, për ta dominuar njëra-tjetrën. Ata thonë se pritja po zhgënjen qytetarët.

Më shumë së dhjetë takime janë zhvilluar mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, në përpjekje për të arritur një partneritet qeverisës.


E mos dakordimi kryesor mes tyre mbetet pozita e presidentit të ardhshëm të vendit.

Për njohësin e rrethanave politike, Ismajl Tasholli kjo vonesë në arritjen e koalicionit të ardhshëm qeverisës po bëhet në përpjekje të asaj se cila parti do ta dominoj tjetrën.

“Zakonisht në fenomene që nuk e di rezultatin gjasat janë 50-50, por mënyra se si ka shkuar deri më tani dhe përvoja jonë politike na tregon se kompromisi është shumë i rëndë brenda hapësirës sonë politike për t’u arrirë. Tash Vetëvendosje dhe LDK kanë antagonizma ideologjik por edhe të interesit. Mos të harrojmë se ngërçi politikë është duke ndodhur për shkak të mosmarrëveshjes për ndarjen e posteve. Përtej ideales është kalkulim i pastër se cila parti do ta dominojë tjetrën”, deklaroi Ismail Tasholli për RTV Dukagjinin.

Profesori universitar, Faton Ismajli po e jep një arsye pse Kurti nuk po lëshon pe postin e Presidentit, përcjell Telegrafi.

“Zoti Kurti po tenton të mos ja lë postin e kryetarit zotit Mustafa për shkak se ka frikë mos po transformohet shumë. Dikur zotit Mustafa i thoshte “Argat i Serbisë”, pastaj i tha “Profesor Mustafa”, e tash “President Mustafa”. Kurti po frikësohet se kur te del para votuesve të tij si njeri që bën shumë kompromise edhe pse ky ka bërë pak kompromise”, deklaroi Faton Ismajli.

Presidenti Thaci, seancën konstitutive e ka caktuar me 26 dhjetor atëherë edhe kur është afati i fundit kohor që Kuvendit të mblidhet pas certifikimit të zgjedhjeve./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori