LAJMI I FUNDIT:

VV, Blerand Stavilecit: Ti je një servil i vockël

VV, Blerand Stavilecit: Ti je një servil i vockël

Vazhdon debati mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë herë, VV thotë se “ky vend do të çlirohet me çdo kusht, pavarësisht se nuk do Klani Pronto”. Reagimin e VV-së, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Blerand Stavileci nuk ka bindje as mendim. Ai është një servil i vockël që i shërben shefit. Fillimisht Hashim Thaçit, pastaj Kadri Veselit, pse jo, nesër edhe tjetërkujt. Servili mund ta ndërrojë shefin, por pa të s’bën dot.


Kjo punë e ulët nuk njeh dinjitet. Suksesi i servilëve matet me shkallën e instrumentalizimit. Nganjëherë, ata duhet ta tejkalojnë edhe nivelin e të zotit për ta dëshmuar besnikërinë. Kjo pra është merita e Blerand Stavilecit për t’u bërë ministër.

Ata që kanë shkelur gjakun e dëshmorëve, po hedhin akuza drejt nesh se duam pushtet përmes gjakut; ata që për ta mbajtur pushtetin e bënë Kosovën pre të aspiratave shoviniste të Serbisë, na akuzojnë për gjoja lidhje me Serbinë; ata që e kanë kapur shtetin, tash që i kanë humbur zgjedhjet, akuzojnë se duam ta marrim pushtetin përmes dhunës. Akuzojnë pikërisht sepse u frikësohen akuzave nga shteti i së drejtës që nuk njeh shefa.

Siç duket vetëm tash, afër 2 muaj pas zgjedhjeve PDK ka filluar ta ndjejë goditjen e madhe që ka marrë me 11 qershor. Ne e dimë se janë të frikësuar, por vetëm ata e dinë sa shumë kanë vjedhur – pra sa shumë kanë çfarë të humbasin. Për Astrit Deharin do të përgjigjeni, dhe për këtë ju garantojmë; kurse për milionat e bëra përmes krimit e korrupsionit, e kemi gati ligjin anti-mafia.

Ky vend do të çlirohet me çdo kusht! Pavarësisht se nuk do klani Pronto. Në fakt, pikërisht përkundër tij. Për këtë i detyrohemi të rënëve!”, thuhet në reagimin e VV-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori