LAJMI I FUNDIT:

Vulin tregon çka do të ndodhë me Pacollin, nëse provon të shkojë në Novi Pazar

Vulin tregon çka do të ndodhë me Pacollin, nëse provon të shkojë në Novi Pazar

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, konfirmoi sot se Qeveria e Republikës së Serbisë nuk ka miratuar kërkesën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, që ta vizitojë Novi Pazarin.

“Çdo përpjekje e tij për të ardhure [në Novi Pazar] do të ishte ilegale dhe dihet se si veprohet me ata që përpiqen ilegalisht të hyjnë në territorin e një vendi të njohur ndërkombëtarisht dhe sovran siç është Serbia”, tha Vulin.


Vulin, siç raportojnë mediat serbe, ka kërkuar që të mos bëhet një paralele me veprimin e autoriteteve të Prishtinës.

Konfirmon MPJ: Beogradi nuk lejon vizitën e zv.kryeministrit Pacolli në Novi Pazar
Lexo po ashtu Konfirmon MPJ: Beogradi nuk lejon vizitën e zv.kryeministrit Pacolli në Novi Pazar

“Mos të harrojmë,  ne jemi një shtet i njohur ndërkombëtarisht, kurse ‘Kosova dhe Metohia’ është territor nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në pajtim me Rezolutën 1244. Pacolli si ministër i Jashtëm nuk mund të vijë në territorin e Republikës së Serbisë, për arsyen e thjeshtë se as Rezoluta 1244, as me dokumentet përkatëse të UNMIK-ut, nuk parashikohet që të ketë ndonjë Ministër të Jashtëm”,  tha Vulin, përcjell Telegrafi.

MPJ nuk është informuar se Beogradi ia ka ndaluar Pacollit vizitën në Novi Pazar
Lexo po ashtu MPJ nuk është informuar se Beogradi ia ka ndaluar Pacollit vizitën në Novi Pazar

Pacollin, në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme, e ka ftuar për vizitë në Novi Pazar, Sulejman Uglanin, President i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka paralajmëruar liderët e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve që të respektojnë ligjet e shtetit të tyre, mbi të gjitha Ligjin për Këshillat e Pakicave Kombëtare, i cili ua ndalon anëtarëve të Këshillit që të angazhohen në politikë.

Mediat serbe: Pacollit nuk i lejohet ta vizitojë Novi Pazarin
Lexo po ashtu Mediat serbe: Pacollit nuk i lejohet ta vizitojë Novi Pazarin

Sipas informatave të Tanjugut, Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve kishte planifikuar një pritje zyrtare në lokalet e saj, për të vazhduar me një tribunë në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Novi Pazarit, në të cilën duhet të merrte pjesë Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori