LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon MPJ: Beogradi nuk lejon vizitën e zv.kryeministrit Pacolli në Novi Pazar

Konfirmon MPJ: Beogradi nuk lejon vizitën e zv.kryeministrit Pacolli në Novi Pazar

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka shprehur keqardhje dhe indinjatë për vendimin e autoriteteve të Beogradit për të mos lejuar vizitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në Novi Pazar.



Në reagimin e MPJ, thuhet se Republika e Kosovës ka vepruar gjithmonë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit mbi vizitat e zyrtarëve të lartë dhe ka respektuar procedurat e kërkuara.


“Ky rast tregon përsëri se Beogradi nuk është i angazhuar të respektojë Marrëveshjet e Brukselit dhe shkakton tensione të panevojshme për të parandaluar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës në territorin e Serbisë”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.

Mediat serbe: Pacollit nuk i lejohet ta vizitojë Novi Pazarin
Lexo po ashtu Mediat serbe: Pacollit nuk i lejohet ta vizitojë Novi Pazarin

“Ne, sot jetojmë në shekullin, ku lëvizja e lirë e njerëzve është e drejtë fundamentale e njeriut dhe çdo shtet e Qeveri duhej ta respektojë atë. Kosova ka respektuar këto të drejta me përkushtim të madh dhe do t’i respektojë gjithmonë derisa mos të abuzohet me to, si në shumë raste që ka ndodhur në të kaluarën me mysafirët nga shteti fqinj verior?.

Në reagimin e MPJ thuhet se “do të ishte e arsyeshme, që Kosova të mbajë të drejtën për masa reciproke kundrejt autoriteteve të Beogradit sipas Marrëveshjes së Brukselit, por ne i dedikohemi të drejtave fundamentale për lëvizjen e lirë të njerëzve përderisa ato mos të jenë qëllimkeqe”.

MPJ nuk është informuar se Beogradi ia ka ndaluar Pacollit vizitën në Novi Pazar
Lexo po ashtu MPJ nuk është informuar se Beogradi ia ka ndaluar Pacollit vizitën në Novi Pazar

“Të rikujtojmë faktin se edhe vizitat e kosovarëve tek bashkëkombësit e tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet të vëhen në reciprocitet me vizitat e serbëve tek bashkëkombësit e tyre në Kosovë”, thuhet në reagim.

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ishte ftuar në një vizitë dy-ditore në Novi Pazar nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Uglanin. /Telegrafi/​

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori