LAJMI I FUNDIT:

Vulin thotë se ai urdhëroi arrestimin e Sanduloviqit: Ai ka punuar aktivisht për Kosovën

Vulin thotë se ai urdhëroi arrestimin e Sanduloviqit: Ai ka punuar aktivisht për Kosovën

Ish-drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, ka thënë se kryetari i Partisë Republikane, Nikola Sanduloviq është ndaluar me urdhër të tij, i cili ka mbetur në fuqi edhe pas dorëheqjes së tij.

Sanduloviq u ndalua të mërkurën nga BIA. Ai është rrahur brutalisht dhe aktualisht po trajtohet në një spital ushtarak.


Publikohet videoja e Nikola Sanduloviqit - ai shihet në gjendje të rëndë dhe pavetëdije gjersa largohet nga spitali
Lexo po ashtu Publikohet videoja e Nikola Sanduloviqit - ai shihet në gjendje të rëndë dhe pavetëdije gjersa largohet nga spitali

“Sanduloviq u ndalua sipas urdhrit tim, i cili mbeti në fuqi edhe pas dorëheqjes sime. Ai u ndalua me dyshimin se ka cenuar rendin kushtetues dhe duke punuar aktivisht për të mbështetur shkëputjen e Kosovës”, tha për Novosti ish-drejtori i BIA-s, i cili dha dorëheqje pasi u fut në listën e zezë të SHBA-së.

Ai shtoi se Sanduloviqi “duke vendosur një kurorë në varrin e vrasësit të serbëve, Adem Jasharit, Sanduloviq është ndaluar me urdhër timin dhe të prokurorit”, citon politika.

Vulin shtoi se “nëse Sanduloviq do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Himmlerit, Mossad do ta kishte vrarë atë, nëse do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Osama bin Ladenit, CIA do ta kishte vrarë atë. I kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj asgjë më shumë. Nuk e di se për cilët tradhtarë të tjerë janë aktiv urdhrat e mi të arrestit dhe t’i sjell para prokurorëve kompetentë, por është mirë që tradhtarët të kontrollojnë vetë, shpresoj që urdhrat të mos jenë hequr”.

Vajza e Nikola Sanduloviqit, Klara: Ka mbetur i palëvizshëm, është helmuar me agjent nervor
Lexo po ashtu Vajza e Nikola Sanduloviqit, Klara: Ka mbetur i palëvizshëm, është helmuar me agjent nervor

Sanduloviqi më herët ka njoftuar në platformën X se ka vizituar Prekazin dhe ka nderuar themeluesin dhe ish-udhëheqësin e UÇK-së, Adem Jasharin.

Presidenti i Partisë Republikane në Serbi, e cila është e regjistruar si parti e pakicës kombëtare hungareze, vizitoi Prishtinën në muajin shkurt të vitit 2023, ku mori pjesë në kremtimin e pavarësisë së Kosovës, me ç’rast u takua me kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori