LAJMI I FUNDIT:

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Ish-kreu i Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, ka thënë se vendet perëndimore janë të shqetësuara për bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë, por se ai bashkëpunim është i fortë.

“Ky bashkëpunim i shqetëson ata që i pengon Serbia e lirë. E dini, kush nuk e do Rusinë nuk është mik i Serbisë. Dhe kushdo që është mik i Serbisë nuk është armik i Rusisë. Gjithmonë ka qenë kështu”, citohet të ketë thënë Vulin, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Madje ai ka shkuar edhe më tej duke theksuar se “kush mendon keq për presidentin (Vladimir) Putin, mendon keq për (Aleksandar) Vuçiqin”.


“Kushdo që dëshiron të shkatërrojë Serbinë do (ta shkatërrojë) edhe Rusinë. Ashtu është”, ka shtuar Vulin.

Sipas tij, gjatë shekujve ishte e qartë se nëse Rusia nuk mund të mbijetonte, nuk do të mundte as Serbia.

“Nëse Rusia do ta kishte humbur luftën, nëse NATO-ja do të kishte fituar, a mendon vërtet dikush se Serbia mund të ekzistojë? Dhe jo vetëm Serbia… Pa një Rusi të lirë, të fortë, nuk ka Serbi të lirë dhe të fortë. Ky është një fakt, i pëlqen apo jo dikujt. Prandaj bashkëpunimi ynë është një pengesë e tillë për ata që nuk duan ta shohin Serbinë e lirë”, ka thënë më tej Vulin.

Ndryshe, rreth tre muaj më parë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte ndarë Urdhrin e Miqësisë për ish-drejtorin e Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Aleksandar Vulin.

Sipas një njoftimi, Vulin u nderua “për kontributin e madh të dhënë për zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes BIA-s dhe Shërbimit të Huaj të Inteligjencës të Rusisë [SVR] në fushën e garantimit të sigurisë shtetërore dhe të mbrojtjes ë interesave kombëtare të Serbisë dhe Rusisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori