LAJMI I FUNDIT:

Vujiçiq: Liderët kosovarë që arrijnë liberalizmin e vizave dhe normalizimin me Serbinë do të jenë heronj

Vujiçiq: Liderët kosovarë që arrijnë liberalizmin e vizave dhe normalizimin me Serbinë do të jenë heronj

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq, ka thënë se liderët kosovarë të cilët do të arrijnë normalizim të marrëdhënieve të plota me Serbinë, do të jenë heronj.

“Liderët kosovarë që janë në favor të liberalizimit të vizave dhe daljes nga geto e qytetareve, e atyre që në vazhdimësi punojnë për të forcuar marrëdhëniet me fqinjët dhe partnerët strategjik, që arrijnë normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, do të jenë heronj të Kosovës”, ka thënë Vujiçiq, përcjell Klan Kosova.

“Vetëm në këtë mënyrë ne mund të shohim rritje ekonomike, prosperitet dhe në kohë, integrim në familjen e vendeve evropiane”, ka shtuar ai.

“Secili që bën të kundërtën, pavarësisht meritave të mëparshme do të përballet me harresën e kohës dhe gjykimin e njerëzve. Jetët tona dhe të fëmijëve tanë janë në duart tuaja”, u ka thënë Vujiçiq liderëve kosovarë.