LAJMI I FUNDIT:

Vuçiqit i dhemb reagimi i ambasadorit gjerman për boksierët e Kosovës, që nuk u lejuan të hyjnë në Serbi

Vuçiqit i dhemb reagimi i ambasadorit gjerman për boksierët e Kosovës, që nuk u lejuan të hyjnë në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar të martën një deklaratë të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, që ka bërë lidhur me mos lejimin e boksierëve të Kosovës nga autoritet serbe për të marrë pjesë në një Kampionatin Botëror të boksit në Serbi. 

Reagimi i Vuçiqit vjen pasi boksierët nga Kosova nuk lejuan të hyjnë në Serbi, me simbolet shtetërore në rekuizitat e tyre sportive.


Ky veprim i autoriteteve serbe ka ngjallur reagime të shumta, jo vetëm në Kosovë, por edhe në qarqet diplomatike.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë të martën se politizimi i sporteve nuk është kurrë ide e mirë.

Në një shkrim në Twitter, Rohde tha se sporti nuk duhet përzier me politikën dhe se ky refuzim është shembull i “Ballkanit të Mbyllur” dhe jo Ballkanit të Hapur.

Tutje ambasadori mbështeti zëdhënësin e BE-së Peter Stano, i cili tha se BE-ja mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara, transmeton Telegrafi.

“Siç tha dje një zëdhënës i BE-së, “pajtimi afatgjatë midis shoqërive fillon me shkëmbime intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë.”

Ambasadori gjerman: Ndalimi i boksierëve kosovarë për të hyrë në Serbi është shembull i “Ballkanit të Mbyllur"
Lexo po ashtu Ambasadori gjerman: Ndalimi i boksierëve kosovarë për të hyrë në Serbi është shembull i “Ballkanit të Mbyllur"

“Politizimi i sportit nuk është kurrë një ide e mirë. Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në @AIBA_Boxing shkon në drejtim të kundërt. Ky është fatkeqësisht një shembull i Ballkanit të mbyllur jo të hapur”, shkroi Ambasadori.

Reagimi i ambasadorit gjerman nuk i ka pëlqyer presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Është mirë që ambasadori gjerman në Prishtinë nuk ka reaguar kur u është ndaluar pjesëmarrja sportistëve tanë dhe klubeve tona, të cilat vetëm kanë dëshiruar të luajnë futboll. Siç mora vesh, ata nuk janë lajmëruar për pjesëmarrje, por vetëm kanë bërë shfaqje në kufi, kështu që, sinqerisht, nuk mund të merrem çdo gjë”, ka thënë Vuçiq në selinë e partisë së tij, Partia Përparimtare Serbe.

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar ndaj Serbisë pasi ndaloi pjesëmarrjen e boksierëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë veprimin diskriminues të Beogradit.

“Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi. Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje e normave ndërkombëtare të sportit. I bëj thirrje BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare ta dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues”, shkruan Kurti.

Kurti: Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi
Lexo po ashtu Kurti: Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pasi iu ndalua hyrja në Serbi boksierëve nga Kosova.

MPJD nëpërmjet një reagimi ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës së bashku me aleatët, po punon fuqishëm që t’i largojë barrikadat ilegale të Serbisë në Kampionatin Botëror.

Më 26 tetor, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, ka paralajmëruar se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.

Sipas tij, në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori