LAJMI I FUNDIT:

Vuçiqi i thotë Mogherinit: Nuk ka dialog me Kosovën pa heqjen e taksës

Vuçiqi i thotë Mogherinit: Nuk ka dialog me Kosovën pa heqjen e taksës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me të cilën diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Siç bëhet e ditur nga mediat serbe, që i referohen kumtesës nga kabineti i presidentit serb, Vuçiq ka theksuar se “ndërprerja në dialog mund të tejkalohet vetëm atëherë kur Prishtina të heq taksën ndaj mallrave serbe dhe të ndalojë me provokime, siç është Ligji mbi Statutin e Kombinatit  ‘Trepça’, i cili, nuk është asgjë tjetër veçse gllabërim i pronës serbe”, përcjell Telegrafi.


Ai theksoi se një gjendje e tillë është i paqëndrueshme dhe se masat e njëanshme të Prishtinës dëmtojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Presidenti serb i tha shefes së diplomacisë evropiane se Serbia gjithmonë do të jetë e përcaktuar të punojë në interes të bashkëpunimit rajonal.

Ai përsëriti gatishmërinë e tij për të vazhduar dialogun me Kosovën në kërkim të një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, nëse krijohen kushtet e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori